
Një propozim ekstrem 100% shqiptar, për ata që nuk e besojnë koronavirusin!
Dritare.net
Konspiracionistët janë të prirur që të kundërshtojnë disa gjëra, edhe nëse nuk kanë prova e fakte konkrete.
Në lidhje me pandeminë e koronavirusit, që deri më tani ka marrë mijëra jetë njerëzish në mbarë botën, ka shqiptarë që kanë dalë nga një studio në një studio tjetër duke thënë se nuk ka virus.
Një nga këta persona është edhe këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri.
Por, qytetarët kanë nisur një peticion për Labin, duke i kërkuar atij që ta vërtetojë nëse nuk ka virus.
Qytetarët i kanë bërë një propozim 100% shqiptar këngëtarit.
"Pasi ne popullaten e gjere po predikohet nga zotri Labinot Tahiri qe "nuk ekziston" dicka e tille, bejme thirrje publike qe i famshmi i lartpermendur te vizitoje pacientet e infektuar me COVID-19 qe gjenden ne Kliniken Infektive.
Por ne menyre qe te na vertetoje qe nuk ekziston ky virus, zotri Labinot Tahiri kerkohet qe kete vizite per se afermi ta realizoje pa vendosur maske, doresa apo ndonje forme tjeter per mbrojtje nga virusi. "-thuhet ndër të tjera në peticionin që është nënshkruar nga 1,490 persona deri më tani./ I.M-Dritare.net

















