Na ndiqni edhe në

Bota

Presidenti brazilian shfaq simptoma të koronavirusit!

Presidenti brazilian shfaq simptoma të koronavirusit!

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, dyshohet se është me koronavirus. Ai ka shfaqur simptoma, ndërsa i është nënshtruar testit. Kreu i shtetit dje tha se ai kishte temperaturë, ethe dhe dhimbje të muskujve, simptoma të Covid-19. Bolsonaro anuloi të gjitha angazhimet e punës të planifikuara për këtë javë. Ai tha se sapo filloi të ndjehej keq, konsumoi hidroksilkloroine, duke ndjekur shembullin e homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Ndërkohë ky lajm ngjalli shumë komente negative ndaj tij në internet, pasi sipas tyre mënyra se si ai e ka menaxhuar pandeminë, ka dëshruar. Pas një vizite në Shtetet e Bashkuara, ku mbi 20 anëtarë të stafit të tij, kishin rezultuar pozitivë, Bolsonaro kishte rezultuar negativ. Por ndërsa tha se dyshonte se ishte me koronavirus, përsëriti se masat kufizuese do të lehtësohen për të mbrojtur ekonominë. Brazili ka konfirmuar më shumë se 1 milion e 630 mijë raste me koronavirus dhe 65556 vdekje./L.F-dritare.net