
Çfarë mund ta shpëtojë botën nga pandemia tani!
Dritare.net
Burimi CNN
Ndërsa shumë vende hoqën kufizimet e tyre, njerëzit i pushtoi një lloj sigurie se virusi po zhdukej. Ndaj shumë shtete po vuajnë sot çmimin e kësaj papërgjegjshmërie. Bizneset po mbyllen sërish, plazhet po ashtu dhe shkalla e infeksioneve të reja po rritet ndjeshëm. Kur shtetet u rihapën për të shpëtuar ekonominë, fati i kësaj pandemie u zhvendos nga udhëheqësit te shtetasit. Ja disa nga konceptet më të gabuara që çuan në përkeqësimin e situatës së pandemisë në të gjithë botën!
Nëse kufizimet po hiqen, do të thotë se virusi po largohet.
Jo, nuk është aspak e vërtetë. Në Amerikë, pavarësisht shifrave shumë të larta të të infektimeve, aktualisht janë infektuar 5-8% e popullsisë. Që do të thotë se imuniteti i tufës, është ende shumë larg për t'u arritur. Imuniteti i tufës ndodh në përgjithësi kur 70% deri 90% e një popullate bëhet imune ndaj një sëmundje infektive. Kështu që mënyra e vetme për të kontrolluar këtë pandemi vdekjeprurëse është përmes sjelljes personale.
Unë jam i ri dhe i shëndetshëm, nuk kam pse të shqetësohem.
Së fundmi mosha mesatare e të infektuarve po ashtu të atyre që kërkojnë trajtim spitalor është ulur ndjeshëm. Simptomat nuk varen aspak nga mosha, pasi edhe të rinjtë duan kohë të marrin veten nëse preken nga virusi. Rudy Gobert, 28 vjeç, ishte lojtari i parë i NBA që rezultoi pozitiv me Covid-19 në mars. Tre muaj më vonë, ai ende nuk e ka marrë veten plotësisht.
Ne po kontrollojmë temperaturat e të gjithë punonjësve / klientëve.
Miçigani raportoi më shumë se 100 raste me koronavirus, të infektuar në një bar. Kjo sepse matja e temperaturës, jo gjithmonë tregon rezultatin e saktë nëse dikush është infektuar me koronavirus. Shumica e të infektuarve nuk shfaqin simptoma.
Nuk kam nevojë të vendos maskë.
Ekspertët çdo ditë e më shumë po bëjnë thirrje për përdorimin e maskave. Nëse dëshironi të parandaloni një mbyllje tjetër të shpëtoni veten dhe mijëra jetë njerëzish të tjerë, vendosni maskën. Ndaj nëse e mendoni se maska nuk është e rëndësishme, dëgjoni autoritetet. Ata e dinë më mirë.
Shkalla e vdekjeve po zvogëlohet, kështu që gjërat po përmirësohen, apo jo?
Ndërsa rastet e reja me koronavirus, në të gjithë botën po rriten, shkalla e vdekshmërisë po ulet. Por mos u mashtroni nga këto të dhëna thonë autoritetet shëndetësorë. Kjo po ndodh sepse rastet e fundit të infektimeve janë më së shumti të rinj, që mund ta përballojnë virusin, por kjo nuk do të thotë aspak që virulenca e tij ka rënë.
Kam rezultuar negativ, kështu që nuk kam nevojë të mbrohem.
Jo në të gjitha rastet testet tregojnë rezultatin e saktë. Ndonjëherë ndodh që testi nuk e zbulon sëmundjen në trupin tuaj. Kështu sido që të jetë rezultati, çdo kush duhet të sillet sikur në trupin e tij ka virus.
T'i lëmë gjërat të shkojnë si të shkojnë deri sa të fitojmë imunitetin e tufës.
E mendoni se çfarë mund të ndodhë me botën nëse njerëzit kanë në mendje këtë ide? Së pari, askush nuk e di nëse mund të fitohet imuniteti i tufës. Kujtojmë se jo pak njerëz, janë riinfektuar me koronavirus. Po kështu spitalet janë në maksimumin e kapaciteteve. Ndaj çdo kush e ka në dorë të ndihmojë në përkeqësimin apo përmirësimin e situatës./L.F-dritare.net

















