
Rajmonda Bulku reagon për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit: Isha me xhirime kur mora lajmin, jam pa fjalë!
Dritare.net

Më pas regjisores i ka ardhur një telefonatë dhe ajo tha ‘’çfarë, çfarë…’’. Nisi të thërriste dhe ne na ra në mënyrë shokante.
Bulku thotë se Xhevdet Ferrin nga të tjerët dallonte pasi ishte burrë i zgjuar, por jo vetëm dhe bashkëshort dhe familjar i mirë.
”Mendoja që do kalonte gjithçka dhe do e përballonte. Nuk di çfarë të them, ishte një gjë që pritej apo s’pritej. Na ra në mënyrë shokante. Regjisorja ndërsa unë e kam bashkëudhëtar, kemi një jetë që kemi punuar.
Nuk munda më të flisja, jemi të lodhur me vdekjet e bashkëkolegëve dhe jemi të lodhur, Ridvani tani Xhevdeti.
Ishte një student i shkëlqyer me 10, serioz, skrupuloz, shumë i ditur, s’di c’të them .Cift i mrekullueshëm me Rozetën, familjar dhe dashuri e frikshme me të.
Me vjen keq që ju iku shoku, babai, bashkëshorti. Më vjen shumë keq. Aktor, partner, mik dhe burrë shumë i zgjuar. Kjo e veçonte Xhevdetin, nga të tjerët.
Regjisorja po thërriste në skenë, unë po punoja, por s’doja të ndërprisja provat. Po xhironim në skenë kur regjisorja nisi të thërriste. ‘’Çfarë, çfarë…’’. E kisha marrë lajmin një minutë më parë.
Janë gjëra shumë madhore. Jemi pa fjalë.”- tha Rajmonda Bulku./balkanweb

















