
Rama: Sot do shtyp butonin për Bashën, jo për veten!
Dritare.net
Kryeministri Rama, sot nga foltorja e Kuvendit, tha se PS-ja, nga marrëveshja e 5 qershorit nuk fitoi asgjë, por i dha mundësi PD-së, të reflektojë për gabimet. Nëse do të kishin pasur synim, tha Rama, përjashtimin e PD-së, kjo do ishte shumë e thjeshtë duke bashkuar forcat me opozitën parlamentare. Kjo ky sipas Ramës, nuk ka qenë një qëllim.
Këtu bëhet një diskutim çfarë mori njëri, çfarë mori tjetri. PS ka dhënë, nuk ka marrë. Ne mund ta merrnim kollaj besoj nga Murrizi dhe nga ju bonusin për partinë e parë, në këmbim të dhënies përgjigje pozitive për kërkesat tuaja nëse do kishim synimin të përjashtonim ata që janë jashtë. Nuk e kërkuam. Sepse do ishte fyerje e madhe në skenën politike dhe do ishte shfrytëzim të rrethanave të këtij parlamenti. Me ligj me Kushtetuta, me procedura e kishim bërë. Do shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën, jo për veten time. Deputetët e PS do shtypin butonin për ata që janë jashtë. Asnjë opozitë s’ka pasur mundësi të përmbysë procesin dhe më pas ta kthejnë siç ishte. Bënë gjithë atë revolucion imagjinar dhe thonë ishim mirë ashtu siç ishim. Duke refuzuar ende marrëveshjen për çështjet parlamentare, duke vijuar me akuza, dhe me fyerje, të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, dhe si i ka dalë, gjithmonë keq” tha Rama./L.F-dritare.net

















