Na ndiqni edhe në

Politikë

 Rama falënderon Hajdarin për marrëveshjen e 5 qershorit: Do ta votoj me mendje, por jo me zemër!

 Rama falënderon Hajdarin për marrëveshjen e 5 qershorit: Do

Sot pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit. Në lidhje me këtë çështje, që ka marrë një pjesë të mirë të kohës sot në parlament, kryeministri Edi Rama, i shprehu falënderimet veçanërisht deputetes së opozitës parlamentare Rudina Hajdari. Duke u shprehur i sigurtë se ajo do të marrë shumicën e votave sot, kreu i qeverisë tha se këtë marrëveshje nuk e voton me zemër, por me mendje.

"Do të them disa fjalë për votimin që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS-së dhe PD-së dhe aleatëve të saj. Dua ta filloj me një falënderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari, posaçërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar edhe shpalljes si tradhtare nga ana juaj. Ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush, që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë sesa aritmetike. Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslymi, edhe të tjerë bashkë me të, të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershorit" tha Rama./L.F-dritare.net