Na ndiqni edhe në

Politikë

Gjuzi i nxjerr foton me Vuçiç, Rama: Mos më moho kënaqësinë të të shoh mustaqet!

Gjuzi i nxjerr foton me Vuçiç, Rama: Mos më moho

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama, siç është bërë zakon tashmë në çdo seancë, u ndërpre nga deputeti Kujtim Gjuzi. Këtë radhë, Gjuzi, nxori foton e kryeministrit krahas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Rama si gjithmonë, nuk i kurseu ironitë.

“Lartmadhni, të lutem. Maskën e paske anti-gaz, në rregull. Të lutem mos më ndërprit. Ose të paktën, kur nxjerr panorama, mos më moho kënaqësinë të të shoh mustaqet. Më vjen mirë që këtë herë mustaqet i ke mbrojtur me maskë”, u përgjigj Rama./L.F-dritare.net