
Rama: Dy fjalë për ata që më quajnë diktator dhe besojnë te Basha!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, sot nga Kuvendi, iu përgjigj të gjithë atyre që e quajnë 'diktator' duke dhënë gjithashtu një mesazh për të gjithë demokratët që besojnë te kreu i PD-së Lulzim Basha.
"Të gjithë demokratëve që besojnë te Basha dhe PD-ja apo të tjerëve në ato rreshta, por që i janë bashkuar PD-së, u them sot se kjo është partia socialiste, këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatura. Në çdo stacion nuk ka qenë PD-ja, por PS-ja, qoftë në opozitë apo pushtet, që ka qenë ana tolerante, lëshuese deri në vetëlëndim, se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej sikur u vetëlëndua nga heqja e raundit të dytë. Po ta shikosh me logjikë të ftohtë është vetëvrasje politike, që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë në një moment të caktuar.
Nuk ka njëherë në 30 vjet që keni qenë shumicë në popull, përjashto momentin kur nuk ishte punë partish por ndryshim regjimi. Flas në zgjedhje normale që nga referendumi i 1994. Nëse keni ardhur në pushtet, ka ndodhur vetëm sepse është përçarë PS-ja. Ne e kemi kaluar atë fazë sot, prandaj jemi shumicë solide dhe nuk kemi asnjë problem as me sistemin, as me koalicionet, fare, sepse jemi shumicë në popull dhe nuk merret në tavolinë me ligje, me kode, me amendamete, por me votë.
Ky është lëshimi i madh i pamerituar për Lulzim Bashën, por i merituar për votuesit e tyre, për demokratët që nuk duan të më shikojnë me sy mua", tha Rama nga Kuvendi!/L.F-dritare.net

















