Ja kush është gjyqtarja e çështjes për vulën e PD!
E Premte 3 Shkurt 2023, 15:03
Dritare.net
Ditën e sotme është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen për vulën e PD-së. Elona Mihali është gjyqtarja, e cila së bashku me Astrit Kalane dhe Irida Kacerjan që janë dy anëtarët e tjerë të grupit do të vendosin për fatin e PD-së.
Relatorja u vendos nga shorti që u hodh sot pas hartës së re gjyqësore që nisi zbatimin në 1 Shkurt.
Nesër do të vendoset data e padisë së grupit të Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njohur Sali Berishën kryetar të PD-së./K.C/dritare.net