Na ndiqni edhe në

Politikë

Drejtori i UKT me 30 veta në zyrë! Rama tregon çfarë do ndryshohet në sistemin e shpërndarjes së ujit!

Drejtori i UKT me 30 veta në zyrë! Rama tregon çfarë do

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Takimi vjen në një kohë kur kreu i qeverisë ka iniciuar një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, ndërsa pritet të kërkojë bashkëpunim më të fortë me pushtetin vendor.

Ndër të tjera kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit. Kritika për UKT në Tiranë.

“Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet”, tha Rama./E.P-dritare.net