Basha: Sot vendi i pushtuar nga virusi. Rama është dorëzuar!
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me mjekë në selinë blu për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale të pandemisë në vendin tonë. Sipas Bashës, burimi më i rrezikshëm i infektimeve aktualisht janë spitalet dhe qendrat shëndetësore.
“Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike. Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qendrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo”- tha ai.
Basha më tej tha se karantina 3 muroje nuk shërbeu për asgjë në lidhje me pandeminë.
“Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve. Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, ndërsa duhet të kishte marrë masa për aktivizimin e një rrjeti të gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike", u shpreh sot Basha./L.F-dritare.net