Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pesë gjëra që nuk i dini për aktorin Denzel Washington

Pesë gjëra që nuk i dini për aktorin Denzel Washington
Denzel Washington është një ndër figurat më të dashura hollivudiane për publikun. Aktor shumë dimensional dhe fitues i dy çmimeve Oskar, është diskret në jetën e tij. Publiku shqiptar e njeh nëpërmjet filmave kult si "Raporti Pelikan", "Man of Fire", "American Gangster" apo "The Equalizer" episodi i dytë i të cilit është në fazën post produksion.

Gjithmonë i rezervuar me shtypin, me një jetë të rregullt, ja pesë kuriozitete të cilat duhet t’i dini për të:

1-Pavarësisht se është një ndër njerëzit më influentë në Hollivud, vetëm pesë nga filmat e tij e kanë kaluar shifrën e 100 milionë dollarë të inkasuara. Kuptohet brenda Shteteve të Bashkuara. Sipas Box Office Mojo, filmi me të ardhura më të larta i tij është "American Gangster" me regji të Ridley Scott me 130 milionë $ në atdhe dhe 136 milionë jashtë territorit amerikan. I dyti Safe House ($126.4 milionë), Remember The Titans ($115.6 milionë), The Equalizer ($101.5 milionë) dhe The Pelican Brief ($100.7 milionë).

2-Ai ka qenë për 20 vjet zëdhënës i klubit Boys and Girls of America, një shoqatë e fëmijëve amerikanë. Në një nga fjalimet e tij ai tha: "Nuk është e rëndësishme të jesh numri një, por të bësh më të mirën në atë që mundesh".

3-Ai ka qenë dhuruesi më i madh i shumës për bamirësi për fondacionin Fisher House, që kujdeset për strehimin e familjeve të veteranëve të luftës. Pyetjes për sasinë e shumës, fondacioni ju përgjigj se aktori nuk dëshiron të bëhet e ditur, por është një nga më të mëdhatë qe ka marrë në historinë e tij.

4-Shtëpia e tij në Beverly ka një vlerë prej 14,6 milionë dollarë. Është fqinj me Silvester Stalone, Edie Myrphy dhe Mark Wahlberg.

5-Ka ndihmuar të realizohet ëndrra e Obamës për ndërtimin e Muzeut të Kulturës dhe Historisë Afroamerikane që u hap në shtator 2016. Qeveria amerikane akordoi shumën e 270 milionë dollarëve. 270 milionë të tjera u mblodhën nga donatorët mes të cilëve më i madhi ishte i Denzel Washinton me 17 milionë dollarë./dritare.net