Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për Vit të Ri, jo bakllava, por tortë me petë te Bilbili

Për Vit të Ri, jo bakllava, por tortë me petë te Bilbili
A ju ka ndodhur të dëgjoni njerëz që ju thonë “ah sa të mira kanë qenë pastat e kohës së ‘xhaxhit’”?! E në fakt kanë të drejtë, edhe unë si ata mendoj. Me të vërtetë që dikur, edhe pse kishim më pak, gjërat na shijonin më shumë.

Gjatë një bisede me një shoqen time, për këtë temë, më tregon se në Tiranë ekziston një vend që bëjnë pasta dhe torta si një herë e një kohë. E keni parasysh, nga ato me peta. Oh, më shkoi goja lëng sapo ma tha dhe mezi po prisja të mbaronte takimin, që të shkoja me vrap tek ky dyqan.

Me siguri do e keni dëgjuar pastiçeri “Bilbili” që ndodhet tek Medreseja. Për mua ishte hera e parë që hyja dhe nuk vonova shumë, por bleva një tortë të vogël tradicionale me petë dhe disa pasta me petë.

Sapo shkova në shtëpi, nuk humba kohë, por i provova një nga një. O Zot, mu rikthyen kujtimet fëminorë, kur dilja në rrugicë të lagjes për të luajtur me shokët e shoqet, e në dorë mbaja një pastë me krem e petë, të cilën të gjithë e provonin nga pak. Sepse në atë kohë, kështu bënim të gjithë, i ndanim gjithçka me njeri-tjetrin dhe ashtu na shijonte më shumë.

Tani që jemi në prag të festës së Vitit të Ri, nuk e mendoj dy herë ëmbëlsirën që do shtroj në tryezë. Nuk do jetë bakllava, por torta tradicionale me petë nga pastiçeri “Bilbili”./dritare.net