Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Për çfarë kërkoi falje Berisha: Ja çfarë thotë!

Për çfarë kërkoi falje Berisha: Ja çfarë

Ditët e fundit ka pasur zëra në shtyp për votimin e fundit ku me një dorë shtuam disa vota të cilat fundja nuk kishin aspak rëndësi se brenda familjes janë.

Duhet me sqarue së pari se kjo nuk ishte vjedhje por rumbullakosje. Kjo erdhi për shkak se ne si parti kemi probleme me matematikën. Por ju siguroj se po të ishin dollarë ose euro, komisioneri ynë do kërkonte llogari deri në një dhe nuk do lejonte rumbullakosje. Qyshse në rrugën e kombit na ikën 220 milion euro pasi nga 700 milion e rumbullakosëm në një miliard, ne i kemi kushtuar rëndësi numërimit të parave. Ndaj herën tjetër do votojmë me euro.

Akuza për votim të trukuar mund t’i shkonte kujtdo tjetër por jo PD. Pavarësisht aksidenteve historike si 26 maji apo më tej, ne jemi parti e votës se lirë dhe fjalës së lirë. Në mbështetje të kësaj kemi faktin se tani askush nuk e rrahu Lulin. Madje edhe Kadillin nuk e preku njeri me dorë.

Tani ne po pregatitemi për sfidën e rradhës. Nga informacionet që kam, grupi i Enno Bozdos që nuk hiqte dot Lul Bashën ndaj më përdorën mua, tani po pregatiten dhe duan të më heqin mua.

Besoj se ka për të qenë një sfidë e vërtetë dhe një garë deri në pikën e fundit të gjakut mes meje dhe Ennos.

Ndërkohë po vazhdon procesi i bashkimit dhe gjithë plehrat që nuk pranojnë të bashkohen me ne, do ti shtypim si mizat. Për çdo paqartësi lexoni “Kur lindi partia”, veçanërisht asgjësimin e grupit të Anastas Lulës që quhej “Qorri” dhe ngjason shumë me Lul Bashën që ne e quajmë “Brava”, dhe të Sadik Premtes, i cili me thënë të drejtën nuk ngjante fare me Gaz Bardhin./dritare.net