Nga Gjergj Zefi
Sot, galaktika e yjësisë së përjetshme shqipfolëse u gdhi më e pasur, ndërsa ne të gjallët që patëm fatin të jetojmë në epokën e tij humbëm dishepullin tonë.
Largimi në amëshim i Ismail Kadaresë është mbase ngjarja më e madhe e 100 viteve të fundit. Kjo, sepse gjeni si Ai janë aq të rradhë sa të duket si një qasje inteligjente e zotit për të provuar ekzistencën e tij.
Librat e Ismail Kadaresë ishin e vetmja dritë në fund të tunelit në rininë time të hershme.
Ishin e vetmja shpresë, ëndrra e vetme që motivonte mbijetesën në kërkim të lirisë.
Kadare ishte i vetmi yll në galaktikën e errësirës gjatë fëmijërisë dhe rinisë së parë.
I vetmi zot që besoja dhe ku ishte dimensionuar imazhi im për lirinë dhe intelektualizmin.
Zeri i tij është unik, ai nuk është fare i ngjashëm me atë që ne e quajmë shkrimtar "bashkëkohor" megjithese ai gjithnje ka reaguar perballë kohes që jeton. Ta lexosh atë të duket sikur sheh pendulin e shekujve të historise ballkanike, dhe te shkuarën dhe të ardhmen e Evropes që shkon sa para mbrapa.
Çdo përpjekje për ta konfonduar Kadarenë me regjimin e Enver Hoxhës nuk është gjë tjetër, veçse një profanizëm dhe një lexim i mbrapshtë i letërsisë, historisë dhe kohës.
Ismail Kadare ishte mbi regjimet!
Mirënjohje Profeti i mendimit shqip!/pamfleti