Na ndiqni edhe në

Opinione

E duam lumturinë, që të jep ky Festival

E duam lumturinë, që të jep ky Festival

Nga Zefina Hasani

Festivali është angazhimi që të fut më shumë se asnjë projekt tjetër në mendime, dyshime, përpjekje, sfilitje... që s'ka fjalë e fjali që i përshkruan dot. Është i vetmi që ta mban shpirtin peng për të vetmin fakt: se është festivali i të gjithëve. I atyre që e kanë krijuar, mbruajtur e ruajtur ndër vite. I atyre që e kanë adhuruar dhe i mbeten besnikë edhe sot e kësaj dite. I atyre që duan të shijojnë historinë që ka lindur vite e vite para tyre. I atyre që duan ta vazhdojnë këtë festë kombëtare të muzikës.

E duam lumturinë, që të jep ky Festival


Shpirti çlirohet vetëm kur dëgjon duartokitjet pas çdo kënge konkurruese e pas çdo të ftuari special. Kur ndjen heshtjen e vëmendjes e sheh sy të përlotur pas monologëve që sjellin mesazhe të forta. Kur në median sociale e në celular të vijnë fjalë inkurajuese e vlerësuese për Festivalin e 4 netëve, krejt të ndyshme nga njëra- tjetra, ku u përpoqëm ta gjenin veten të gjithë.
U sfilitëm për t'ja dalë mbanë. Në momentin kur gjithçka mbaroi, ne ishim si të mpirë. Asnjëri nga ne s'kish fuqi me e ndje fitoren, ndaj veç u përqafuam fort e fort me njëri- tjetrin, duke e dit se do ta na duheshin ditë me e perceptu rikthimin e dinjitetit të festivalit- frazë kjo që u bë refreni i shumëkujt që na përshëndeti që prej natës së parë. Dyshimet u zeruan nga vlerësimet tuaja. Sfilitjet tona u zeruan nga mirënjohja që e deshët kaq shumë festivalin që ne bëmë.

E duam lumturinë, që të jep ky Festival


Ja dolëm sepse ishim ekipi i njerëzve që diskutojnë gjatë, që dëgjojnë njëri- tjetrin për të zgjedhur idenë e duhur, që kanë eksperiencë e nuk dijnë të nxitojnë, që e duan dhe e respektojnë vlerën, historinë, që e kanë mendjen e hapur edhe për të renë, që nuk shohin sa ka shkuar ora, deri dhe në agim të ditës tjetër, për të bërë gjithçka i duhej festivalit E duam lumturinë që të jep Festivali dhe kjo punë ka marrë fund./Marrë nga Facebook-u i autores