Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, reagon Rama
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama komentoi sot në podkastin e tij “Flasim” vendimin për zhvendosjen e Drejtorisë së Kadastrës së Vlorës në Tiranë.
Rama theksoi se zhvendosja e një drejtorie vendore në qendër nuk është e para dhe nuk do të jetë e fundit, duke nënvizuar se edhe në të ardhmen mund të priten zhvendosje të tjera.
Shefi i Ekzekutivit shpjegoi se shërbimet kadastrale sot ofrohen online përmes platformës E-Albania, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në zyrat e drejtorive.
“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Edhe njëherë tjetër u ngatërrua qëllimisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një shërbim primitiv me sportele dhe radhë në një model shërbimesh online. Përmes platformës E-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale nuk ka nevojë për paraqitje fizike në zyra. Të gjitha aplikohen dhe ndiqen online edhe nga Amerika. E gjithë kjo zhurmë lidhet me një mendësi që duhet përmbysur. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen”, tha mes të tjerash Rama./K.C/dritare.net