Zgjedhjet lokale/ Nis shpërndarja e bazës materiale zgjedhore në Vlorë
Dritare.net

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, në qytetin e Vlorës ka nisur shpërndarja e bazës materiale zgjedhore drejt qendrave të votimit. Materialet, që përfshijnë kutitë e votimit, fletët e votimit dhe pajisjet e tjera të nevojshme, po transportohen nën masa të rrepta sigurie, në prani të forcave të policisë dhe përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas burimeve lokale të KQZ-së, procesi i shpërndarjes pritet të përfundojë brenda orëve të mbrëmjes së sotme, në mënyrë që çdo qendër votimi të jetë gati për hapjen nesër në orën 07:00 të mëngjesit.
Autoritetet kanë bërë apel për qetësi dhe respektim të rregullave gjatë ditës së nesërme, ndërsa forcat e rendit janë vendosur në gatishmëri për të garantuar një proces të sigurt dhe të rregullt.
Zgjedhjet e nesërme pritet të jenë ndër më të monitoruarat e viteve të fundit, me pjesëmarrjen e vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë në të gjithë vendin./dritare.net