Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhen detaje nga përgjimi i grupit kriminal që kultivonte kanabis në Krujë!

Zbardhen detaje nga përgjimi i grupit kriminal që kultivonte kanabis

Të tjera detaje kanë dalë nga dosja hetimore e grupit që merrej me kultivimin e kanabisit në zonat malore të Krujës, ku u arrestuan 8 persona. Nga zbardhja e dosjes hetimore, ku trafikantët luten që bimët narkotike të mos kapen nga policia derisa ata t’i vjelin. Madje ata flasin edhe për probleme që mund të kenë me njëri-tjetrin, në rast se gjërat nuk i shkojnë sipas planeve.

Kujtojmë se sot jepet masa për 13 personat për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati.

PËRGJIMI

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?

Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…

Asim Pulaci: Do ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.

Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.

Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien,

Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?

Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastriotil°

Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.

Asim Pulaci:…

Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.

Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.

Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.

Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.

Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.

Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.

Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty/m.T/dritare.net