Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët/ Sociologu Tushi: Urgjentisht të ngrihet Ministria e Familjes!

Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët/ Sociologu Tushi:

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tha se është urgjente që të ngrihet Ministria e Familjes që të punojë për të parandaluar ngjarje si ajo në Shkodër, ku nëna u vetëflijua bashkë me tre fëmijët. Nëse nuk ndryshon situata, tha sociologu, do të vazhdojë të rritet krimi në familje dhe vetëvrasjet.

“Ne kemi nevoje te vëmë në dispozicion institucionet e parandalimit. Jo të merremi me gjyqet publike. Të shohim çfarë të bëjmë me këtë shthurje të kriminalitetit, të prishjes strukturore të familjes dhe shoqërisë. Çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar? Duhet investuar në institucionet e edukimit dhe të parandalimit, të formimit qytetar. Duhet investuar për familjen, për shkollat që ka problemet e saj. Në këto momente që është shoqëria shqiptare kemi nevojë për një ministri të familjes, të grave dhe fëmijëve, siç e ka bota. Ne mbajmë ca ministri që janë kot dhe nuk kemi një ministri që të merret pikërisht me këto fenomene. Të diagnostikojë situatën sociale, të zbulojë shkaqet, të ofrojë operacionet terapike, të ngrejë plane veprimi konkrete për të ndryshuar situatën. Nëse nuk ndryshojnë rrethanat në të cilat po vazhdojnë të rritet niveli i vrasjeve dhe vetëvrasjeve, ato nuk do ndalojnë edhe sikur gjysmën e Shqipërisë ta mbushim me policë. Nuk zgjidhet kështu, kemi gjetur rrugën e gabuar. Po ju sjell një shembull. Kam qenë në SHBA pak vite më parë për çështjet e drogës, alkoolit dhe të prostitucionit. Qeveria amerikane në atë kohë harxhonte 21 miliardë dollarë për çështjet e drogës dhe këto i harxhonte për të ndërtuar spitale për shërimin e atyre që kishin varësi nga droga. Paratë po shtoheshin dhe fenomeni po rritej. Ata kuptuan ku e kishin gabimin, pra që paratë që po hidhnin për të ndërtuar spitale, t’i investonin te familja, te shkolla, te edukimi, parandalimi që të ulej varësia nga droga. Kështu është dhe puna jonë. Nuk është puna të ndërtojmë burgje, por qeveria duhet të krijojë ministrinë për familjen.”, thotë sociologu në DritareTV./K.C/dritare.net