Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të vrasësh veten dhe të marrësh jetën e tre fëmijëve është krim. Flet sociologu Gëzim Tushi!

Të vrasësh veten dhe të marrësh jetën e tre

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për vetëflijimin e nënës Alma Arrezi me tre fëmijët e saj duke u hedhur në lumin Buna. Zoti Tushi u shpreh se vetëvrasja e nënës dhe fëmijëve është krim dhe duhet pranuar si i tillë.

“Niveli i vetëvrasjeve është i lartë, janë për arsye psikologjike, sociale, por kjo ka krijuar disa probleme të tjera në jetën shoqërore. Rasti i Shkodrës, sido që ta diskutojmë edhe pse unë jam partizan i tezës që viktimat nuk gjykohen, por vetëvrasja e nënës dhe fëmijëve është padyshim një lloj krimi dhe duhet pranuar si i tillë. Nuk ishte kjo zgjidhja. Kjo zgjidhje e dashurisë me vdekje, njihet si vetëvrasje egoiste. Në njeri për të shpëtuar nga hallet, vret vetën. Por të marrësh dhe fëmijët dhe të zhdukësh jetët e tre fëmijëve bashkë me veten është krim i shumëfishtë. Është vetëvrasje shumë e ndërlikuar dhe unë jam kurioz që ta di në detaje rrethanat që çuan në një veprim të tillë inekstremist.”, tha sociologu në DritareTV./K.C/dritare.net