Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vetëm sot rreth 12 mijë të vaksínuar/ Apeli i Manastirliut: Flisni me mjekun e familjes që t’ju regjistrojë!

Vetëm sot rreth 12 mijë të vaksínuar/ Apeli i

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbyllje të ditë së parë të vaksínimit masiv, tha se janë kryer 11,487 vaksínime në të gjithë vendin.
“Përgjatë ditës së sotme, jo vetëm që e kemi arritur targetin që kishim vendosur, prej 10 mijë vaksínimesh, por madje e kemi kapërcyer atë. Kemi arritur në 11,487 të vaksínuar përgjatë kësaj dite”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se procesi i vaksínimit do të intensifikohet në të gjithë vendin.
“Ne do të vijojmë përgjatë gjithë kësaj periudhe me intensifikimin e procesit të vaksínimit, duke vijuar vaksínimin e mësuesve, pedagogëve, edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve. Gjithashtu do të vijojmë me vaksínimin masiv të grupmoshës +70 vjeç, qoftë në qendra shëndetësore, qoftë në këto pika të vaksínimit të përqendruara.”, tha Manastirliu.
Gjatë komunikimit direkt nga Sheshi Skënderbej, Manastirliu u ka bërë apel të moshuarve që të kontaktojnë me mjekun e familjes.
“Mjeku i familjes do t’ju njoftojë për datën, vendin dhe orën e vaksínimit. Është vetëm mjeku i familjes ai që ka regjistrin elektronik dhe nëpërmjet regjistrin elektronik nxjerr dhe të gjithë listën e personave që i përkasin fashave të përcaktuara, sipas grupmoshës për vaksínim”, apeloi Manastirliu.
Në të gjithë vendin janë kryer rreth 78,000 vaksínime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët./K.C/dritare.net