Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Carla Fracci! Një jetë në fluturim, por me rrënjë të mbjella fort në tokë!

Ndahet nga jeta Carla Fracci! Një jetë në fluturim, por me

Ndahet nga jeta Carla Fracci, një nga balerinat më të rëndësishme në botë. Ajo ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, pas luftës së gjatë me kancerin. E lidhur pazgjidhshmërisht me La Scala në Milano, Fracci e ka çuar talentin e saj në skenat e të gjithë botës.

Ndahet nga jeta Carla Fracci! Një jetë në fluturim, por me

Ndër interpretimet e paharrueshme të Fracci-t, ishin rolet romantike dhe dramatike, të cilat e kanë bërë atë një yll në të gjithë botën. Me hirin e saj ajo u ka dhënë formë personazheve të paharrueshme si Xhisiela, La Sylphide, Giulietta, Swanilda, Francesca da Rimini dhe Medea. Ajo kërceu me partnerët më të shquar në botën e vallëzimit: nga balerinët rusë Rudolf Nureyev dhe Vladimir Vassiliev, e deri tek Massimo Murru dhe Roberto Bolle.

Ndahet nga jeta Carla Fracci! Një jetë në fluturim, por me

Ajo jetoi në fluturim, por gjithmonë me rrënjë të mbjella fort në tokë.

"Unë u rrita mes fshatarëve, në një fshat afër Kremones, e lirë, mes shumë dashurive dhe nevojave të vërteta. Dhe pikërisht atje, të mbjella mirë në tokë, janë rrënjët e mia.”, tha Fracci kohë më parë. Dhe kështu, e hijshme dhe e fortë, e ëmbël dhe këmbëngulëse, shkoi një monument kombëtar italian./K.C/dritare.net

Ndahet nga jeta Carla Fracci! Një jetë në fluturim, por me