Protestë në Shkup: Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Dritare.net

Shkup – Një numër i madh studentësh shqiptarë, të mbështetur edhe nga qytetarë dhe përfaqësues politikë, kanë protestuar sot në rrugët e Shkup, duke kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Protestuesit theksojnë se, ndonëse kjo e drejtë garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, atyre nuk u lejohet ta japin provimin në gjuhën e tyre amtare. Gjatë marshimit, studentët kanë ndaluar para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë bërë thirrje që kjo e drejtë të respektohet pa vonesa.
Në pankarta dhe thirrje publike, protestuesit i janë drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov, duke kërkuar dorëheqjen e tyre për shkak të situatës së krijuar.
Protesta ka marrë edhe mbështetje nga autoritetet në Tiranë, të cilat kanë bërë thirrje për respektimin e të drejtave kushtetuese të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, reagim ka pasur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, i cili ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe garantimit të të drejtave gjuhësore për komunitetin shqiptar.
Studentët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, duke e konsideruar çështjen si një të drejtë themelore dhe jo një privilegj./L.F-dritare.net