Studentët me mesatare 6.5, mund të hyjnë në universitet!
Dritare.net

Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5, do të mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.
Ata që synojnë të bëhen mësues mesatarja e pranimit në këto degë do të vijojë të jetë 7.5, por për studentët e tjerë që synojnë të vijojnë studime për një tjetër profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf, etj. kjo mesatare pranimi mund të jetë minimalisht 6,5.
"Sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5. Shqetësimet nga universitetet lidhen se jo të gjithë maturnatët që regjistrohen duan të bëhen mësues. Në këto programe mund të hyjnë edhe maturantët që duan të vijojnë profesion tjetër. Jo të gjithë ata që vijojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të bëjnë përkthyer apo profesion tjetër. E njëjta gjë është edhe për ata që studiojnë për gjuhë letërsi.
Ne i japim mundësinë edhe maturantëve që mbarojnë studimet me 6.5, por do të kenë një numër standard në numrin e matrikulimit. Është një ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm, numri i regjistrimeve të jetë më i lartë", tha Kushi.
E pyetur përse vjen ky vendim, ministrja e Arsimit tha:
“Sistemi nuk është në krizë për mësues, por vjen për shkak se universitetet janë të shqetësuara se në këto programe ka shumë pak regjistrime për shkak të kriterin e notës mesatare”, tha Kushi./L.F-dritare.net