Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedi në Maliq/ Vdesin nga asfiksia nëna dhe djali 14-vjeçar! Në gjendje të rëndë dhe fëmija tjetër 6-vjeç

Tragjedi në Maliq/ Vdesin nga asfiksia nëna dhe djali

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës, brenda së cilës ndodheshin nëna 40-vjeçare me dy fëmijët e saj. Ndërrojnë jetë nëna Merjeme Azisllari dhe djali Luka Azisllari.

Djali 14-vjeçar u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Femija tjeter 6-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.", njoftoi policia./dritare.net