Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tension në Lindjen e Mesme: Si mund të përgjigjet Irani pas sulmeve të Trump!

Tension në Lindjen e Mesme: Si mund të përgjigjet Irani pas

Pas sulmit të presidentit amerikan Donald Trump mbi objektet bërthamore të Iranit, tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, me gjithë vëmendjen e përqendruar tani tek reagimi i Teheranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi se Irani ka disa opsione për t’iu përgjigjur sulmeve të SHBA, përfshirë goditjen e bazave ushtarake amerikane në rajon apo bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyçe për eksportin global të naftës.

Ndër opsionet që po shqyrton Irani janë:

Sulme ndaj interesave amerikane në rajon – Përmes milicive të mbështetura nga Irani në Irak, Siri e Jemen, si dhe përmes një lufte të mundshme.
Ndërprerja e tregtisë globale të naftës – Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të kishte pasoja të mëdha për tregun global të naftës dhe ekonominë amerikane.
Përshpejtimi i programit bërthamor – Ekspertët mendojnë se Irani mund të tërhiqet nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe të synojë ndërtimin e një bombe.
Vazhdimi i sulmeve ndaj Izraelit – Sulmet e para të Iranit pas goditjes amerikane ishin ndaj Tel Avivit, me dhjetëra të plagosur.
Sulme kibernetike ose terrorizëm – Me kapacitetet ushtarake të reduktuara, IRGC mund të zgjedhë metoda asimetrike për të goditur SHBA-në dhe aleatët e saj.
Rikthimi në negociata – Megjithëse aktualisht diplomacia duket e vdekur, ka pasur kontakte të fundit me zyrtarë evropianë në Gjenevë, por sulmet e SHBA e kanë penguar progresin.
Në këtë situatë të pasigurt, Teherani është nën presion për të reaguar pa shkaktuar një luftë të plotë, ndërkohë që Uashingtoni përpiqet të ruajë kontrollin dhe shmangë përshkallëzimin./L.F-dritare.net