Spartak Braho: Ja kush është pasardhësi i Ramës!
Dritare.net
Ish-deputeti i PS, Spartak Braho i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku foli rreth të ardhmes së PS-së, vlerësimet që ka për kryebashkiakun Veliaj dhe mendimin e tij se kush do e drejtojë në të ardhmën Partinë Socialiste.
Roland Qafoku: Zoti Braho, a ka ndonjë person që vlerësoni në Partinë Socialiste?
Spartak Braho: Do veçoja Erjon Veliajn.
Roland Qafoku: E vlerësoni?
Spartak Braho: E vlerësoj shumë. Është personalitet i Partisë Socialiste.
Roland Qafoku: E shikoni si të ardhmen e PS, zotin Veliaj?
Spartak Braho: Pse mos them po! E shikoj!
Roland Qafoku: Por ka një luftë aty brenda me zonjën Balluku. Cili është opinion juaj, mes zonjës Balluku dhe zotit Veliaj kush e fiton garën për kreun e PS-së?
Spartak Braho: Opinioni im është që Erion Veliaj është i rrezikuar. Do ecë ai që mbështet zoti Rama, dhe Rama mbështet Ballukun. Balluku është çelsi që happen të gjitha kasafortat e buxhetit të shtetit./K.C/dritare.net