Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK urdhër kontroll për banesën e motrave Xhovana e Alda Nikolli

SPAK urdhër kontroll për banesën e motrave Xhovana e Alda Nikolli

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana e Alda Nikolli. Kontrollet janë ushtruar në qytetin e Elbasanit me urdhër të prokurores Doloreza Musabelli.

Pak muaj më parë në derën e banesën së marrë me qira prej tyre, shpërtheu një sasi tritoli ku mbeti i vrarë Enea Thomarai.

Xhovana Nikolli është e dashura e bashkëpunëtorit të drejtësisë Amarildo Xhanej, i cili u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj për veprën penale “armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

L.F-dritare.net