Sot një ndër ditët më të rënda për botën, ja të dhënat e fundit për koronavirusin!
E Martë 31 Mars 2020, 19:07
Dritare.net
Bota po kalon ditë të vështira, për shkak të pandemisë së koronavirusit, COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit sot ka qenë një ndër ditët më të rënda të shënuara në botë, pasi vetëm sot kanë humbur jetën më shumë se 2965 persona.
Sipas të njëjtave të dhëna, aktualisht në glob janë 828,305 raste me koronavirus, nga këto 40,733 kanë ndërruar jetë, 174,454 janë shëruar dhe 582,208 janë aktualisht me virus, nga këto 30,910 në gjendje të rëndë, ose kritike për jetën.
Në 24 orët e fundit janë shënuar, 849 vdekje në Spanjë, 837 në Itali, 290 në SHBA, 37 në Gjermani, 141 në Iran, 381 në Britani të Madhe, 36 në Zvicër, 46 në Turqi, 192 në Belgjikë, 175 në Holandë./ I.M-Dritare.net