Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirus/ Historitë rrëqethëse: Unë jam izoluar me abuzuesin tim!

Koronavirus/ Historitë rrëqethëse: Unë jam izoluar me

Pjesa më e madhe e botës është e izoluar për shkak të koronavirusit. Por ka paralajmërime se ato gra që jetojnë me abuzuesit mund të bëhen viktima të fshehura të pandemisë. Në Mbretërinë e Bashkuar, thirrjet në linjën telefonike të abuzimit kombëtar u rritën me 65% këtë fundjavë, sipas komisionerit të dhunës në familje për Anglinë dhe Uellsin. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se gratë në vendet e varfra dhe me shtëpi të vogla ka të ngjarë të mos kenë mundësi ta raportojnë abuzimin.

Koronavirus/ Historitë rrëqethëse: Unë jam izoluar me

BBC ka folur me një grua dhe një vajzë që aktualisht janë nën izolim me burra, për të cilët thonë se i kanë abuzuar.

Geeta, Indi

Kjo intervistë u krye një ditë përpara se India të njoftonte një mbyllje prej 21 ditësh. Geeta zgjohet në 5 të mëngjesit, ndërsa burri është shtrirë pranë saj në dysheme. Ai po gërhet me zë të lartë. Natën e kaluar ai kishte ardhur në shtëpi i dehur dhe i mërzitur. Të ardhurat e familjes së Geeta-s janë ulur me një të tretën që nga shpërthimi i koronavirusit.

“Edhe sa ditë do të jetë kështu?”, bërtiste burri, duke përplasur shishen me alkool në mur. Fëmijët u fshehën pas Geeta-s. Fatmirësisht, Vijay u shtri në krevatin e vogël dhe ia futi gjumit.

“M’u desh shumë kohë të qetësoja fëmijët. Ata e kanë parë babanë me nerva shumë herë në jetën e tyre, por javët e kaluara kanë qenë më keq.”

Koronavirus/ Historitë rrëqethëse: Unë jam izoluar me

Burri e ka rrahur aq shumë herë Geeta-n sa ajo nuk e mban mend më. Hera e parë ishte natën e dasmës. Ajo u përpoq ta linte njëherë, por ai nuk e lejoi të merrte fëmijët. Kur ishte shkolla hapur edhe fëmijët i shpëtonin dhunës. Por pas mbylljes, asgjë nuk e ndalonte dot babanë e tyre.

"Zakonisht ai e nxjerr inatin mbi mua. Por tani ka filluar t’u bërtasë fëmijëve për gjëra të vogla si lënia e një gote në dysheme.”,- thotë Geeta, informon dritare.net

Geeta kishte një plan. Ndërsa burri i saj ishte në punë dhe pasi pastronte shtëpinë, ajo merrte pjesë në një klasë sekrete të krijuar nga organizatorët e komunitetit, ku gratë mësojnë të qepin, lexojnë dhe shkruajnë. Geeta dëshiron që të aftësohet, të bëhet e pavarur ekonomikisht dhe të shpërngulet me fëmijët e saj. Në klasë, ajo gjithashtu u takua me këshilltarë, të cilët janë trajnuar për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje. Por bllokimi 21-ditor i Indisë, i cili filloi në 24 mars, i dha fund kësaj. Klasat janë mbyllur dhe është e pamundur që këshilltarët e komunitetit të vizitojnë gratë që dhunohen.

Kai, Nju-Jork- SHBA

Kai është një adoleshente nga SHBA. Ajo jeton me babanë e saj, njeriu për të cilin ajo thotë se e dhunon fizikisht dhe seksualisht për vite me radhë. Ajo lutet që të shkojë pranë së ëmës dhe shkoi për ca kohë. Dy javë më parë Kai mendoi se koronavirusi ishte diçka që fryhej nga lajmet. Pastaj gjërat ndryshuan, virusi shkoi në SHBA. Stafi në dyqanin ku punonte e ëma ishte i shqetësuar. Lajmet që virusi kishte kapërcyer brigjet, u përhap në më shumë se 170 vende dhe tani arriti në Nju-Jork, po i nervozonte njerëzit. Të punosh në një dyqan do të thoshte bashkëveprim me klientët. Nëna e Kai dhe kolegët e saj shqetësoheshin për kontaktin me klientët, por nuk duhet të shqetësoheshin më sepse dyqani u mbyll për një kohë të pacaktuar, shkruan dritare.net

Koronavirus/ Historitë rrëqethëse: Unë jam izoluar me

Nëna e Kai humbi punën. Ajo prej vitesh kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Pas largimit nga puna, ajo u kërkoi fëmijëve që të shkojnë te shtëpia e të atit. Kishin kaluar vetëm disa muaj që kur Kai kishte filluar terapinë për abuzimin fizik dhe seksual që kishte përjetuar me babanë e saj. Ajo thotë se ai e kishte abuzuar që kur ishte e vogël. Kai nuk e dinte se ai abuzonte dhe me të ëmën dhe motrën e saj të vogël. Terapia e Kai filloi të jepte rezultate, deri në momentin kur terapisti i tha se që duhet ta mbyllnin qendrën për shkak të koronavirusit.

Koronavirus/ Historitë rrëqethëse: Unë jam izoluar me

Javën e kaluar ajo u zhvendos pranë të atit. Ajo thotë se:

“Gjatë ditës babai shikon televizor në dhomën e ndjenjës. Natën e dëgjoj, duke shikuar pornografi. Unë e urrej aq shumë, është aq i zhurmshëm. Edhe tingulli i blenderit më tmerron. Në fillim të ditës duhet të jem vigjilente.”

Kai më shumë rri pa gjumë se me gjumë, që kur ka vajtur te shtëpia e të atit. Ajo shpreson se nëna e saj do ta lërë të kthehet së shpejti në shtëpi, ose shpërthimi i koronavirusit do të përfundojë dhe ajo do të shkojë diku tjetër për të jetuar./Përshtati nga BBC: Kadrije Çako/dritare.net