
35 milionë njerëz do të zhyten në varfëri/ Banka Botërore: Përgatituni për dhimbje ekonomike!
Dritare.net
Banka Botërore ka parashikuar një të ardhme të zymtë, dhe dramatike për botën në aspektin ekonomik pas krizës së koronavirusit.
BB, në raportin e saj të fundit thotë se të paktën 24 milionë njerëz do të zhyten në varfëri në Azinë Lindore dhe Paqësor.
“Dhimbja e madhe ekonomike, është e pashmangshme në të gjithë vendet e botës” –thotë Banka Botërore.
Banka Botërore paralajmëroi për rrezik thelbësisht më të lartë midis familjeve që varen nga industri të shumta, veçanërisht ato që janë prekur nga koronavirus.
Këto përfshijnë turizmin në Tajlandë dhe Ishujt Paqësorë, së bashku me prodhimin në Vietnam dhe Kamboxhia.
Banka i bëri thirrje rajonit të investojë në zgjerimin e fabrikave të kujdesit shëndetësor dhe pajisjeve mjekësore, dhe të ofrojë subvencione për pagat e të sëmurëve që do të ndihmojnë për familjet.
Sipas skenarit të saj më të keq, banka parashikon që gati 35 milion njerëz pritet të zyten në varfëri, përfshirë 25 milion në Kinë. Ajo përcakton kufirin e varfërisë si duke jetuar me 5,50 dollarë në ditë ose më pak.
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike në Azinë Lindore, dhe Paqësor të ngalalësohet me 2.1%./ I.M-Dritare.net

















