Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Soreca: Duhet të arrihet tani marrëveshja për Reformën Zgjedhore, për të filluar negociatat!

Soreca: Duhet të arrihet tani marrëveshja për Reformën

Pasi partitë politike nuk arritën një konsesus për Reformën Zgjedhore në afatin e përcaktuar, ka reaguar ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Soreca shkruan se rregullimi elektoral në përputhje me rekomandimet e OSBE është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE.

Marrëveshja për reformën duhet të konkludohet tani, tha ai, që të fillojnë negociatat.

“Rregullimi elektoral në përputhje plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në Flamurin e Bashkimit Evropian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Soreca./E.B-dritare.net