Ka përfunduar pa marrëveshje, tryeza e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Damian Gjiknuri i PS, ka thënë se PD ka shtuar kërkesat, prandaj nuk ka konsensus.
“Gjatë gjithë kësaj kohe këshilli politik dhe komisioni ka trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe është munduar ët adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë kërkesat e opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflekotojmë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë e duke dalë me kërkesa të reja. Por ne do vazhdojmë të ndjekim procesin.
Nesër do informojmë Kuvendin , dyert e komunikimit janë të hapura me opozitën për të mbyllur edhe ato pak çështje. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo parakushte e opozitës. Ne do të marrim përsipër risqet për t’i adresuar me kushtin që të adresohen kushte e OSBE/ODIHR. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Unë do bëj një informim për publikuan se kush janë kërkesat e opozitës.
Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë shumë profesionale, rekrutimi i komisionarëve është e hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisoner do zgjodhën me short dhe do ketë proces ekstra teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Giknuri./ I.M-Dritare.net