
Zgjedhjet / PD-LSI: Fajet i ka PS. PS: Fajet janë të PD-LSI, Hajdari: Fajtorë: PS-PD-LSI
Dritare.net
Sot në orën 00:00 duhej që palët politike të binin dakord për reformën zgjedhore, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Pas mbledhjes, përfaqësuesit e PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi, e Petrit Vasili kanë bërë fajtore PS, që sipas tyre nuk do të heqë dorë nga vjedhja, ndërsa përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri ka thënë se fajtorë është opzita pasi ka shtuar kërkesat, ndërsa Rudina Hajdari thotë se fajtorë janë PS-PD-LSI pasi sipas saj të gjithë duan të vjedhin.
Gjithsesi, akuzat kanë vijuar pas mbledhjes, por mendohet se palët do të takohen ditën e parë të qershorit për të biseduar akoma, ndërsa ky është një moment dështimi, duke pasur parasysh se ambasadorja e SHBA Yuri KIM, ka bërë disa herë thirrje për arritjen e konsensusit brenda datës 31 maj, dhe liderët politikë ishin zotuar se do të ketë një marrëveshje./ I.M-Dritare.net

















