Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria përjashton nga tatimi pensionet e huaja për të tërhequr pensionistë dhe diasporën

Shqipëria përjashton nga tatimi pensionet e huaja për të

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj që ndryshon ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, duke përjashtuar nga tatimi pensionet që vijnë nga jashtë për individët që jetojnë (ose bëhen rezidentë tatimorë) në Shqipëri. Kjo synon të tërheqë si emigrantët shqiptarë pensionistë, ashtu edhe pensionistë të huaj, për të jetuar në vend.

Sipas ministres së ekonomisë, Delina Ibrahimaj kjo nismë lidhet me zhvillimin e “ekonomisë së argjendtë”, duke rritur konsumin në sektorë si strehimi, shërbimet, turizmi dhe shëndetësia, dhe duke sjellë më shumë të ardhura në buxhet përmes taksave mbi konsumin.

Gjithashtu, projektligji parashikon përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe nga vetëpunësimi për individët që kanë statusin e të verbrit./L.F-dritare.net