
Shkelmoi dyert e selisë së PD, ja kush është Fatjon Dauti!
Dritare.net
Sot ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan në selinë blu, ku edhe zhvilluan një konferencë për mediat. Por gjatë këtij momenti, një mbështetës i tij, i quajtur Fatjon Dauti ka shpërthyer derën e një salle me shkelma. Ky veprim u dënua Basha, i cili tha se Dauti është një person me rekorde kriminale dhe i dënuar më herët. Duati, me origjinë nga Hasi, ishte dënuar më herët në Angli për trafikimin e lëndëve narkotike.
Në vitin 2012 ai ka fituar një rezidencë të përkohshme në Angli, pasi ishte martuar me një vajzë nga Letonia. Në vitin 2017, emri i tij lakohet për herë të parë nga mediat britanike. Ata e cilësonin Dautin si një person të lidhur me krimin. Dauti është dëbuar nga Anglia në vitin 2017, pasi humbi apelin që kishte bërë ndaj Komisionit Special Apelues për Emigracionin, SIAC, për kartën e tij të rezidencës. Madje sipas informacioneve, në vitit 2013 Dautit i është bërë një atentat në barin në pronësi të tij, në rrugën e Elbasanit. Ndaj Dautit u qëlluan 7 plumba dhe ai mbeti i plagosur në këmbë./Dritare.net

















