
Rudina Xhunga: Trego historinë tënde, në Shqip!
Dritare.net
Në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte e ftuar gazetarja e njohur Rudina Xhunga e cila foli për një rubrikë të veçantë të emisionit Shqip. Rubrika “Kjo është historia ime” , ku njerëz të zakonshëm, të cilët kanë një histori për të treguar, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga kanë një hapësirë tashmë ku mund ta bëjnë më së miri këtë gjë.
“Kjo është historia ime, është titulli i kësaj rubrike, i dedikohet çdo njeriu që ka diçka për të treguar. Në çdo ditë të javës, në çdo ditë dhe çdo orë unë ju ftoj të ndani historinë tuaj me mua, jam e hapur t’iu dëgjoj. Dua të dëgjoj dhe të sjell sa më shumë histori në “Shqip”. Gjatë gjithë kohës që kam bërë television, dhe janë jo pak vite, pasi unë e kam nisur në vitin 98 në televizionin shqiptar, gjithmonë në prime time në televizionet kryesore në vend. Unë kam intervistuar vetëm njerëz të njohur, kam intervistuar vetëm ata që quhen vipa në gjuhën tonë, i kam intervistuar pothuajse të gjithë. Pastaj i intervistova për here të dytë, për here të tretë, për herë të katërt dhe ata janë të njëjtët.
Në 30 vite ata nuk kanë ndryshuar, por unë kam vendosur të ndryshoj. Të mos vazhdoj të intervistoj më ata, të intervistoj edhe ata, por t’ju jap dritaren edhe njerzve të panjohur të këtij vendi. Atyre që e kanë lënë Shqipërinë dhe kanë një histori për të treguar, historinë e një jete. Ata nuk janë njerëz të thjeshtë, apo të parëndësishëm. Nuk ka jetë që është e thjeshtë apo e parëndësishme. Çdo jetë është unike, e pazakontë dhe e komplikuar, ndaj ja vlen për t'u treguar. Pasi ne e ndan me ne historinë e jetës tënde dhe pastaj kur historia jote bëhet e njohur, diçka ndodh. Nuk ka sesi të mos ndodhë, pastaj ti përfshihesh në jetën publike të vendit dhe bëhesh një zë i rëndësishëm, siç po ndodh me zotin Bardhyl Reso. Ju siguroj që kjo është e mundur dhe e bukur.
Unë kam marrë, në të gjitha vitet e mia televizive, njerëz të panjohur, për here të parë në " Shqip" dhe disa prej tyre i dalloja menjëherë që do të mbeteshin gjatë dhe ata janë ende, disa prej tyre janë ministra, edhe kryeministra. Të tjerë kryeministra në pritje, e kështu me radhë. Prandaj me shumë kënaqësi ftoj çdo njeri që dëshiron të ndajë në Dritare, në “Shqip” historinë e tij, mjafton të shkruaj, të shkruajë në Facebook, në Instagram në Email. Na shkruani, na shkruani në Dritare” u shpreh Xhunga në Dritare TV./Xh.Xh/dritare.net

















