Na ndiqni edhe në

Emisionet

Rezart Prifti: I kam kërkuar Sali Berishës të më lërë drejtimin e PD-së

Rezart Prifti: I kam kërkuar Sali Berishës të më

I ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, Rezart Prifti ka bërë deklarata të forta lidhur me raportin e tij me Partinë Demokratike dhe liderin historik të saj, Sali Berisha.

Prifti zbuloi se ka pasur një takim kokë më kokë me Berishën, ku i ka shprehur hapur idetë dhe qëndrimet e tij për drejtimin e partisë. “I kam thënë çfarë kisha për t’i thënë, por ka qenë një bisedë konfidenciale,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se diskutimi ka qenë i drejtpërdrejtë dhe pa filtra.

Megjithatë, ai pranoi se në thelb i kishte kërkuar Berishës hapësirë për të sjellë një qasje të re në drejtimin e Partisë Demokratike. Sipas tij, PD-ja ka nevojë për transformim të thellë, duke filluar nga menaxhimi, organizimi dhe inovacioni.

Prifti kujtoi edhe eksperiencën e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së, ku mbajti një fjalim kritik ndaj gjendjes së partisë. Ai e cilësoi atë moment si një pikë kthese, duke theksuar mungesën e disiplinës, organizimit dhe vizionit brenda strukturave të partisë.

“PD-ja ka mbetur pa oksigjen që prej vitit 2021,” tha ai, duke shtuar se në perceptimin publik, opozita aktuale nuk ekziston më si alternativë reale politike.

Në analizën e tij, Prifti nuk e sheh problemin vetëm tek individë të caktuar, por te gjithë struktura e partisë. “Nuk është vetëm Berisha, është e gjithë Partia Demokratike që duhet rishikuar nga themeli,” u shpreh ai.

I pyetur nëse aspiron të marrë drejtimin e opozitës, Prifti u përgjigj se aktualisht nuk ka një ambicie të tillë, megjithëse pranoi se në të kaluarën ka menduar dhe ka punuar për alternativa të reja politike.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur edhe pak na ndajnë nga zgjedhjet për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së do të mbahen më 23 maj./K.C/dritare.net