Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama uron Pavarësinë e Kosovës!

Rama uron Pavarësinë e Kosovës!

Kryeministri Rama ka uruar Kosovën për Pavarësinë duke ndarë një album fotografik nga vizita e një dite më parë në Prishtinë. Rama thotë se sot nuk mund të jetë i pranishëm në marshimin popullor në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.


“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kryeministri.
Protesta në mbështetje të ish-krerëve do të mbahet në orën 14:00 në Prishtinë./dritare.net