Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik!
E Enjte 5 Shkurt 2026, 14:02
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik. Ndër temat që u diskutuan mes Atit të Shenjtë ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Sot paradite, më 5 shkurt, Papa Leoni XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.- thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë