Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Uashington me ftesë nga Trump

Rama në Uashington me ftesë nga Trump

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Uashingtonin këtë javë, me ftesë të Presidentit Donald Trump, ku do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes për Gazën.

Ftesën e bëri të ditur vetë Rama në podkastin e tij 'Flasim', ku tha se Shqipëria ka privilegjin që të jetë shtet themelues i Bordit të Paqes dhe të mos kontribuajë me para për t'u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme.

“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s'më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama./L.F-dritare.net