Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ja kur nis fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës!

Rama: Ja kur nis fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës!

Operimet nga aeroporti i Vlorës do të nisin këtë javë. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se do të nisin tashmë testet për hapjen graduale të aeroportit deri në certifikimin përfundimtar.

“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar”, shkruan Rama në postimin krahas videos.

Pista e këtij aeroporti do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali 20 mijë metër katrorë. Risia në këtë aeroport janë panelet diellore, që do të prodhojnë energji për nevojat e aeroportit./L.F-dritare.net