Rama: Hapen 154 qendra të shërbimit dentare në shkolla për fëmijë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla. Rama shprehet se këto qendra do t'i mundësojnë fëmijëve shërbim falas, ku do të angazhohen në këtë shërbim 208 stomatologë.
"Me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve. 208 mjekë stomatologë japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar.
Të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm", shkruan Rama në Facebook./ M.K-dritare.net