Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Friday 20 June 2025, 21:09
Dritare.net

Kanë dalë rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë morën pjesë 25 712 maturantë. Testi kishte 33 pyetje.
365 maturantë kanë marrë notën 4, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 98,58%, ndërsa nota mesatare është 6.87./K.C/dritare.net