Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse po ndryshon Edi Rama!

Pse po ndryshon Edi Rama!
Edi Rama po ndryshon ekipin dhe po bëhet gati për një kohë jo të zakonshme. Kjo nuk është bota që njohëm në dekadën e fundit.

Po vjen një realitet tjetër:

Luftërat nuk janë më konflikte të largëta; ato ndikojnë energjinë, ekonominë, sigurinë tonë.
Zgjedhjet në SHBA dhe në Evropë do të përcaktojnë drejtimin e aleancave dhe stabilitetin e rajonit.
Ekonomia globale po hyn në fazë pasigurie strukturore.
Teknologjia po ndryshon balancën e pushtetit më shpejt se politika.
Polarizimi po zëvendëson kompromisin.

Kjo është një botë më e ashpër.
Më e paparashikueshme.

Në këtë klimë, një lider nuk lëviz vetëm për të fituar pikë politike. Lëviz për të konsoliduar kontrollin përpara turbulencës.

Çfarë bote po vjen?

Një botë ku:

Stabiliteti do të vlejë më shumë se entuziazmi.
Siguria do të diskutohet më shumë se zhvillimi.
Energjia dhe ushqimi do të jenë politika, jo thjesht ekonomi.
Aleancat do të kenë peshë më të madhe se retorika.

Shqipëria nuk është ishull. Ajo do të ndikohet nga çdo lëvizje e madhe globale.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh?

Nuk mjafton të analizojme çfarë po bën Rama. Ai po përgatitet.

Opozita jo, ajo bën thjesht spektakël.
Po ne? Mjafton të votojmë? Apo të jetojmë me valixhen gati? Duhet të përfshihemi! Me kërkesa, me pyetje, me detyrim për transparencë dhe sidomos me perfshirje aktive në jetën publike. Është koha e qytetarit aktiv. / dritaredigitale