Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse janë 28 mijë dëshmorë në Shqipëri nga Lufta e Dytë Botërore!

Pse janë 28 mijë dëshmorë në Shqipëri nga Lufta e

Historiani ushtarak Sali Onuzi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV shpjegon se përse pas Luftës së Dytë Botërore u raportua se në Shqipëri pati 28 mijë dëshmorë. Zoti Onuzi thotë se në këto 28 mijë shqiptarë të vrarë gjatë LIIB janë partizanë, ballistë, nacionalistë dhe shifra zyrtare u vendos pas një studimi të qeverisë dhe komisionit të UNRRA-s.


“Janë 28 mijë dëshmorë të Shqipërisë. Ky numër i të rënëve në luftë ështe kudo problematik. Sepse të gjitha palët duan t’i paraqesin shifrat në favor të tyre. Është thënë që gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin 28 mijë të vrarë, nga çdo anë. Pra në këto 28 mijë janë shqiptarë partizanë, ballistë, nacionalistë. Qeveria shqiptare bashkë me një komision të UNRRA-s panë të gjitha dokumentacionet dhe informacionet, nga të gjitha brigadat, komandat e qarqet, për të ditur rezultatin e luftës. Sa shtëpi u shkatërruan, sa u vranë, sa u plagosën. Në bazë të këtyre të dhënave ata krijuan idenë që janë 28 mijë të vrarë. Ky është numri që është përdorur për herë të parë zyrtarisht në Konferencën e Paqes. E ka thënë Hoxha atje se janë 28 mijë të vrarë dhe 2600 të plagosur, mijëra shtëpi të shkatërruara.”, tha zoti Onuzi në DritareTV./K.C/dritare.net