Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historiani ushtarak: Gjermanët e kapur rob, punuan në ndërtim pas lufte

Historiani ushtarak: Gjermanët e kapur rob, punuan në ndërtim pas

Kolonel, Sali Onuzi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv ka treguar se gjermanët që u mbajtën rob në Shqipëri pas çlirimit, u burgosën dhe punuan për vendin tonë në bujqësi dhe ndërtim.


“Në orën 02:00 të mesnatës së 29 nëntorit forcat gjermane luftuan me Brigadën e 22-të Tiranës. Partizanët zunë rreth 30 robër. Një nga njerëzit e kapur rob më 29 nëntor 1944 quhej Hans dhe ishte komandant dhe ka bërë burg në Shqipëri deri në 1953-shin. Lirimi përfundimtar i tij ndodhi në 1956-ën. Mes robërve gjermanë ishte edhe sekretarja e gjeneralit më të madh këtu në Tiranë. Ajo u zu rob ndërsa po shkonte në Kosovë. U zunë rob 3 gra. Gjermanët bënë përpjekje që të mund t’i shkëmbenin. Partizanët ranë dakord. U kërkua që të liroheshin 104 shqiptarët që kishin marrë rob gjermanët dhe i kishin çuar në Kampin e Prishtinës. Bisedimet mes tyre nuk shkuan siç duhet edhe gjermanët i vranë shqiptarët në kampin e Prishtinës. Vetëm 2-3 mund të kenë mbijetuar. Ne i mbajtëm robërit gjermanë, deri sa u shkëmbyen. Robërit që qëndronin në burg në vendin tonë punonin në bujqësi, ndërtonin ura.”- tha kolonel, Sali Onuzi në DritareTV./E.P/dritare.net