Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS feston 34-vjetorin, Rama: Flamuri i socialistëve shqiptarë është ngjitur më lart se kurrë

PS feston 34-vjetorin, Rama: Flamuri i socialistëve shqiptarë

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 34-vjetorin e themelimit të saj. Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme për socialistët, duke theksuar rolin udhëheqës të PS-së në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Me këtë simbol të flamurit të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë, që në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim,” – u shpreh Rama.

PS u themelua më 12 qershor 1991 dhe ka qenë forca politike udhëheqëse në shumicën e qeverive pas viteve 2000. Sot, ajo drejton vendin me një shumicë parlamentare./L.F-dritare.net