Protesta e opozitës, 52 të shoqëruar nga Policia e Tiranës!
E Shtunë 21 Shkurt 2026, 09:09
Dritare.net

Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar në total 52 persona, 17 prej të cilëve janë arrestuar dhe për 35 të tjerë kanë nisur hetime në gjendje të lirë.
Protestuesit sulmuan me molotovë godinën e kryeministrisë, atë të Parlamentit, efektivët e policisë dhe autobotët me ujë. Dhunës nuk i shpëtoi as xhamia e Namazgjasë në kohën që besimtarët po falnin namazin, duke u detyruar që të ndërprisnin dhe lutjen./dritare.net